Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka riafirmuar zotimin për të vazhduar sjelljen para drejtësisë të pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO pas ekstradimit nga Kosova në Turqi të gjashtë pjesëtarëve të lartë të kësaj organizate.

“Së fundmi, Agjencia jonë Kombëtare e Inteligjencës, në bashkëpunim me inteligjencën e Kosovës kapën gjashtë përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan, i sollën dhe ia dorëzuan organeve policore. Ne kemi thënë se ata do të ikin, kurse ne do t’i ndjekim dhe sjellim këtu me lejen e Zotit kudo që gjenden. Do të kërkojmë llogari”, tha Erdogan në një mbledhjeve të krerëve lokalë të partisë së tij (AK Parti) në Ankara.

Komentet e presidentit turk vijnë një ditë pasi Agjencia Turke e Inteligjencës (MIT) realizoi operacion ndaj strukturës së FETO-në Ballkan në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës, duke sjellë nga Kosova në Turqi gjashtë punonjës të nivelit të lartë të organizatës të kërkuar në Turqi, shkruan aa. Personat Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Huseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina u sollën në Turqi me një avion të posaçëm nga ana e MIT.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re