Presidenti turk, Tajip Erdogan bëri me dije se marrëveshja e Ukrainës për drithërat e Detit të Zi është zgjatur.

 

Presidenti turk njoftoi të shtunën një zgjatje të marrëveshjes së grurit të Detit të Zi, por ai nuk specifikoi një datë të re përfundimit.

 

Marrëveshja e cila u ndërmjetësua nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia korrikun e kaluar për të garantuar kalim të sigurt për anijet që transportonin eksporte jetike të grurit nga Ukraina, ishte caktuar të skadonte sot.

 

“Si rezultat i negociatave tona me të dyja palët, ne zgjatëm periudhën e marrëveshjes,” tha Erdogan.

 

“Kjo marrëveshje, e cila ka siguruar dërgimin e 25 milionë tonë drithë në tregjet botërore me më shumë se 800 anije deri më sot, është me rëndësi jetike për stabilitetin e furnizimit global të ushqimit”, shtoi Erdogan. “Unë do të doja të falënderoja palët ruse dhe ukrainase dhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së për përpjekjet e tyre për të zgjatur edhe një herë marrëveshjen”, shtoi ai.

Kombet e Bashkuara vlerësuan zgjatjen e marrëveshjes në një deklaratë.

 

“Ne mbetemi fuqishëm të përkushtuar ndaj të dyja marrëveshjeve dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve të dyfishojnë përpjekjet e tyre për t’i zbatuar ato plotësisht,” tha Stéphane Dujarric, një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re