Erdoğan: Është ringjallëruar armiqësia ndaj Islamit dhe ndjenjat kundër migrantëve

Erdogan0-.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se politikanët evropianë në vend që të luftojnë islamofobinë që rrethon shoqërinë si një qelizë kanceroze, po përpiqen ta shfrytëzojnë atë, ta kthejnë atë në përfitime politike dhe në vota.

Erdoğan në një video-mesazh që dërgoi në “TRT World Forum 2021” tha se njerëzimi një kohë është duke luftuar me një krizë të madhe shëndetësore me dimensione ekonomike, sociale, politike dhe njerëzore. “COVID-19 i cili para rreth 2 vitesh hyri në jetën tonë, vazhdon ndikimin e tij duke zënë vend në axhendën tonë. Vazhdojmë t’i ndiejmë ‘after-shock’-ët e pandemisë në zona të ndryshme, veçanërisht në ekonomi. Sigurisht që do të duhet kohë që jeta të kthehet në normalen e saj të vjetër pas një krize kaq të madhe”, theksoi Erdoğan.

“Kanë ngelur edhe njëherë në klasë institucionet përgjegjëse për sigurimin e paqes dhe drejtësisë në botë”

Presidenti Erdoğan më tej shtoi se koncepti i “shtetit social” është dëmtuar rëndë ndërsa është rigjallëruar armiqësia ndaj Islamit dhe ndjenjat kundër migrantëve.

Sipas tij, kanë ngelur edhe njëherë në klasë institucionet përgjegjëse për sigurimin e paqes dhe drejtësisë në botë, përballë kësaj krize që kërcënon të ardhmen e gjithë njerëzimit.

“Edhe nëse është maja e ajsbergut, statistikat zbulojnë kërcënimet që na presin neve, qytetarëve tanë dhe gjithë njerëzimin. Politikanët evropianë në vend që të luftojnë armiqësinë ndaj Islamit që rrethon shoqërinë si një qelizë kanceroze, po përpiqen ta shfrytëzojnë atë, ta kthejnë atë në përfitime politike dhe në vota”, u shpreh ai.

“Nuk mund më të injorohet nevoja për reforma në OKB dhe institucionet tjera ndërkombëtare”

Erdoğan tërhoqi vëmendjen se ky sistem i themeluar pas Luftës së Parë Botërore dhe i fortifikuar pas Luftës së Dytë Botërore një kohë të gjatë nuk mund të prodhojë drejtësi dhe stabilitet.

“Nuk është e mundur që ky sistem të vazhdojë me strukturën e tij aktuale, në të cilën bota islame nuk ka të drejtë fjale, kërkesat e Afrikës, Amerikës Latine dhe Azisë Jugore nuk merren parasysh dhe vetëm interesat e 5 vendeve që mbajnë fuqinë merret parasysh. Nuk mund më të injorohet nevoja për reforma në OKB dhe institucionet tjera ndërkombëtare”, tha ai.

Ai rikujtoi se Turqia prej vitesh këtë nevojë e ka potencuar me fjalën “Bota është më e madhe se pesë”, ndërsa para një kohe të shkurtër sugjerimet e saj konkrete lidhur me këtë i ka ndarë me gjithë botën duke thënë “Një botë më e drejtë është e mundur”.

Erdoğan shprehu bindjen se debatet që do të zhvillohen në kuadër të “TRT World Forum 2021” nën temën “Fuqia dhe Paradoksi: Të Kuptuarit e Strategjisë së Madhe në Shekullin 21” të do të hapë horizonte të reja.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë