Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan kritikoi sot vendet evropiane të cilat nuk lejuan tubimet e AK Partisë ndërsa në të njëjtën kohë lejuan terroristët të mbajnë tubime nëpër sheshet evropiane.

Erdogan tha se Bosnjë e Hercegovina i dha leksion Evropës.

“Vendet që lejojnë terroristët e PKK, YPG, PYD, HDP të mbajnë tubime nëpër sheshet evropiane dhe nuk lejojnë Partinë AK, mbyllin sallat. Doni apo nuk doni, Bosnjë e Hercegovina ju dha një leksion të mirë. Aktualisht jemi në Erzurum, kjo ju mjafton”, ka thënë Erdogan./AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re