Presidenti Recep Tayyip Erdogan, në fjalimin e mbajtur në Festivalin e Fëmijëve të zhvilluar në Stamboll nga Korporata e Radios dhe Televizionit Turk (TRT) me rastin e 23 Prillit, Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe Festa e Fëmijëve si dhe 102-vjetorin e hapjes së Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), tha: “Fëmijët duhet të flenë në paqe, jo në kthetrat e frikës. Kjo është ëndrra që qëndron pas dhuratës së 23 prillit për fëmijët tanë. Do të shohim se ditën që do t’u dorëzojmë botën fëmijëve, ajo do të jetë më e ndërgjegjshme dhe e dashur.”

Erdogan tha se ende vazhdon një tragjedi në të cilën dhjetëra mijëra fëmijë humbin jetën në jug të Turqisë, qindra mijëra fëmijë mbetën jetimë dhe dhjetëra mijëra fëmijë u zhdukën në të gjithë botën, veçanërisht në Evropë.

“Veshët e fëmijëve nuk duhet të kumbojnë nga zhurma e bombave, por ashtu si këtu, nga zërat gazmorë të bashkëmoshatarëve të tyre. Zemrat e fëmijëve duhet të rrahin me dashuri, entuziazëm dhe shpresë, jo me ankth. Fëmijët duhet të flenë në prehrin e paqes, jo në kthetrat e frikës”, tha Presidenti Erdogan.
Burimi: TRT SHQIP

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re