Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të hënën se Kombet e Bashkuara dështuan në provimin përballë pandemisë COVID-19.

“Kombet e Bashkuara edhe një herë dështuan në provën gjatë pandemisë. KB pranoi vetëm ekzistencën pas disa javësh. Ata nuk treguan asnjë efektshmëri në marrjen e masave të nevojshme për të luftuar pandeminë dhe për të përmbushur nevojat,” tha ai pas një takimi të kabinetit në Ankara.

Kujtojmë se Erdogan kërkon prej kohësh reformimin e OKB-së, me argumentin se nuk mundet që 5 vende të vendosin  mbi fatin e të tjerave.

Ai theksoi se Turqia po lufton pandeminë e koronavirusit në mënyrë shumë efektive.

“Turqia është një nga vendet që është bërë një model për të tjerët në botë përsa i përket masave të marra kundër pandemisë dhe shërbimeve të ofruara për pacientët,” tha Erdogan, duke shtuar se disa masa në luftën kundër pandemisë do të shtrëngohen.

“Testet te kafshëve kanë përfunduar me sukses në dy nga tetë studimet mbi zhvillimin e vaksinës. Ne planifikojmë t’i vëmë ato në përdorim në muajt e parë të vitit,” tha Erdogan.

Ai vuri në dukje se ekonomia e Turqisë është në gjendje të mirë pavarësisht nga pasojat e pandemisë.

“Ekonomia jonë po dërgon sinjale shumë të forta rritjeje për tremujorin e tretë pas një rënie të pjesshme në tremujorin e dytë,” tha Erdogan.

Ai preku gjithashtu ngjarjet në Mesdheun lindor, duke thënë se Turqia dëshiron vetëm që të respektohen të drejtat e saj.

“Ata që injoruan Turqinë në Mesdheun lindor dhe imponuan me këmbëngulje tezat dhe hartat e tyre filluan t’i afrohen tryezës së negociatave. Ne nuk duam të rrezikojmë të drejtat, ligjet dhe dinjitetin e askujt. Ne vetëm duam që të drejtat, ligjet dhe arritjet tona të respektohen,” tha Erdogan.

“Ata po përgatisin fundin e tyre me duart e tyre”

“Kur dëgjohen gjurmët e një Turqie të madhe dhe të fortë, ankthi i atyre që e shohin vendin tonë përmes syve të kolonizatorëve rritet menjëherë. Ata që përpiqen të prishin ekuilibrin në rajon dhe botë vetëm për shkak të armiqësisë ndaj Turqisë, por kështu përgatisin fundin e tyre me duart e tyre,” tha ai, duke vërejtur se disa po tërheqin vendet e tyre në katastrofë për përfitime politike dhe ekonomike.

“Ne nuk duam që ata të paktë, të cilët mbështesin tensionet dhe armiqësinë, t’i tërheqin vendet e tyre në katastrofë vetëm për përfitime politike dhe ekonomike.”

“Ne ritheksojmë edhe një herë se vendet që tregojnë hipokrizi dhe luftojnë për interesat e tyre gjatë krizave humanitare nuk mund t’i sigurojnë botës të drejta dhe drejtësi,” tha presidenti turk.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re