Skip to content

Erdogan: Hapja historike e aeroportit simbol i suksesit gjatë 95 viteve të kaluara

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e shënimit të festës kombëtare të Ditës së Republikës vizitoi Mauzoleun e Mustafa Kemal Ataturkut “Anıtkabir” në Ankara.

“Hapja historike e aeroportit të ri në Stamboll është simbol i forcës, vendosmërisë dhe suksesit që Republika e Turqisë ka realizuar gjatë 95 viteve të fundit,” tha Erdogan.

Përurimi i Aeroportit në Stamboll, përkon me shënimin e  Ditës së Republikës së Turqisë, ndërsa në këtë festë të dyfisht do të marrin pjesë personalitet të ndryshme nga e gjithë bota.