Në një reagim të radhës kundër Macron, presidenti Erdogan i kujtoi atij krimet franceze në Afrikë.

“A nuk jeni ju ata që vranë qindra mijëra njerëz në Ruandë? A nuk vrave miliona në Algjeri? A nuk keni hyrë në çdo vend afrikan për shkak të diamanteve, fosfateve dhe arit dhe më pas keni vrarë njerëz të pafajshëm? Kështu që ju jeni vrasësit!”, tha lideri turk.

Sipas tij, sot, ajo çfarë po ndodh me Francën a më tej, është sinjal i keq për Europën.

“Franca dhe Evropa në përgjithësi nuk meritojnë politikat dashakeqe, provokuese dhe të shëmtuara të ndjekura nga Macron dhe ata që i përkasin të njëjtit mentalitet. Ata që kanë shpallur armiqësi Islamit dhe Turqisë, do të mbyten në kënetën e ligësisë dhe urrejtjes në të cilën janë zhytur në emër të lirisë, pasi këto janë shenja të kthimit të Evropës në një epokë barbare”, tha Erdogan.

Në fjalën e tij, ai më pas shtoi: “Të qëndrosh me sinqeritet të plotë kundër sulmit ndaj Profetit tonë, i cili ka fituar nderin dhe reputacionin e Mekës, Medinës, Azisë, Afrikës, Evropës dhe botës, është çështje nderi dhe dinjiteti për ne”.

Erdogan vuri në dukje se bota po kalon një fazë në të cilën armiqësia ndaj Islamit dhe myslimanëve, si dhe fyerjet ndaj të Dërguarit të Zotit, janë po aq të përhapura sa kanceri, veçanërisht në mesin e politikanëve evropianë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re