Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, inauguroi sot xhaminë e re në sheshin e famshëm Taksim në Stamboll. Ai u shpreh se xhamia Taksim tashmë ka zënë vendin e saj të përzgjedhur në mesin e simboleve të Stambollit. Xhamia Taksim u ndërtua në Stamboll pas një beteje gati një shekull e gjysmë.
“Xhaminë e Taksimit e shoh si një përshëndetje për Xhaminë Ajasofja që e inauguruam pak kohë më parë dhe si dhuratë për 568-vjetorin e çlirimit të Stambollit”, tha Erdoğan.
