Në ditën e tretë të Operacionit Dega e Ullirit në Afrin të Sirisë, presidenti Erdoğan u informua nga komandantët në lidhje me rrjedhën e operacionit.
Në ditën e tretë të Operacionit Dega e Ullirit në Afrin të Sirisë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, përmes një video-konference nga rezidenca presidenciale në Ankara është informuar nga komandanët në rajon, ata në Shtatmadhorinë e Turqisë dhe Komandën e Forcave Tokësore në lidhje me operacionin, njoftuan burimet presidenciale, transmeton AA.
Fillimisht, Erdoğan është lidhur me Qendrën Operacionale të Komandës së Dytë në provincën Hatay, përgjegjëse për transferimin dhe administrimin e operacionit, ndërsa komandanti i kësaj komande, Gjeneral-Lejtnant Ismail Metin Temel, e ka informuar me të dhënat e fundit në lidhje me operacionin në Afrin.
Më pas, presidenti turk ka zhvilluar bisedë me zyrtarët në Qendrën Operacionale të Shtatmadhorisë dhe Qendrën Operacionale të Forcave Tokësore.
Pjesëtarët e forcave turke e kanë informuar presidentin Erdoğan se operacioni po zhvillohet sipas planeve dhe se morali i ushtarëve është në nivelin më të lartë, ndërkohë që Erdoğan u ka uruar sukses në operacionin i cili është duke u realizuar kundër elementeve terroriste në Afrin me qëllim mundësimin e sigurisë kombëtare.
Ndërkaq, Erdoğan është lidhur drejtpërdrejt edhe me guvernatorin e Hatayit Erdal Ata, atë të Şanlıurfas Abdullah Erin, të Kilisit Mehmet Tekinarslan dhe me guvernatorin e Gaziantepit Ali Yerlikaya, prej të cilëve është informuar në lidhje me gjendjen në këto qytete.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re