Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka folur në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), i cili po mbahet në Stamboll.
Erdogan për vendimin e Trumpit për Kudsin: “Nuk ka asnjë dispozitë vendimi për qytetin i cili aktualisht është i pushtuar”.
Erdogan: “Me këtë vendim Izraeli është shpërblyer për të gjitha aktet terroriste. Ai që e dha këtë shpërblim, edhe pse i vetëm është Trumpi”.
Erdogan: “U bëj thirrje vendeve që mbrojnë drejtësinë, të drejtën ndërkombëtare të njohinKudsin si kryeqytet të shtetit të Palestinës nën pushtim”./GI/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re