Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin me rastin e rizgjedhjes në detyrën e presidentit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguara nga burimet presidenciale, Erdogan ka uruar Putinin me rastin e rizgjedhjes në detyrën e presidentit pas zgjedhjeve të djeshme në Rusi.

Gjatë bisedës, Erdogan dhe Putin kanë biseduar edhe mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe samitin trepalësh që do të mbahet në Turqi në muajin prill në lidhje me Sirinë, ndërsa kanë konfirmuar vendosmërinë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re