Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan beson se homologu i tij rus, Vladimir Putin, dëshiron t’i japë fund konfliktit të armatosur në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur.

 

“Në Uzbekistan, u takova me presidentin Putin dhe pata një diskutim shumë të thellë me të. Dhe kuptova se ata në fakt po përpiqen t’i japin fund sa më shpejt të jetë e mundur luftes”, tha Erdogan në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan PBS.

 

Presidenti turk kujtoi se “do të ketë një shkëmbim të 200 pengjeve, me kusht që palët të kenë marrëveshje”.

 

“Mendoj se është një hap shumë i rëndësishëm, sikurse ka perparim te mire edhe ne bisedimet mes paleve per eksportin e drithit. Ne duhet të jemi të vendosur për ta ndalur këtë luftë,” shtoi Erdogan.

 

Konflikti ne Ukraine ka eshte tashme ne ditene 209 dhe ka prodhuar nje bilanc te rende prej mijera viktimash mes civileve dhe ushtareve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re