Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan i ka dhënë një mesazh të fortë kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme duke i thënë se nëse bisedimet mes dy vendeve do të ngecin atëherë Greqia do të shohë çmendurinë e vërtetë të turqve.

“ Unë deklarova që mund të takohem me Mitsotakis. Nëse kërkoni paqe, atëherë mos na sfidoni. Ne thamë që duhet të fillojnë kontaktet e para, dhe ato filluan javën e kaluar në Stamboll, dhe tani Mitsotakis është përsëri provokues. Ju uleni në tavolinë dhe pastaj ngriheni e largoheni. Duhet të mësoni të njihni kufijtë tuaj. Është e qartë se çfarë po bëni me ishujt. Nuk do të përfitoni nga ata që ju besoni. Çfarëdo ndihme që të keni, duhet ta dini se Turqia është në këmbë dhe do të bëjë gjënë e duhur. Do të mësoni mirë për çmendurinë e turqve” tha Erdogan.

Deklarata e fortë e Presidentit turk erdhi pasi Greqia i kërkoi Turqisë që të çmilitarizojë 16 ishujt grekë.

Kujtojmë se dy drejtuesit e vendeve u ulën për herë të parë të bisedojnë më 25 janar dhe që prej asaj dite mes dy vendeve ka pasur incidente.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re