Skip to content

Erdogan komenton humbjen e mundshme të Stambollit: s’fituam kryetarin por jo komunat

645x344 ak party has clear lead over rivals erdogan says 1554071669935

Duket se kandidati i CHP-së, Ekrem Imamoglu do jetë ai që do drejtojë Stambollin si kreu i ri i Bashkisë se qytetit 20 milionësh. Pra, AK e Erdoganit humb dhe qytetin simbol, sigurisht me një rezultat të ngushtë, që është dhe një gur kilometrik në karrierën e tij politike.

Erdogan e investoi emrin e tij si një qeveritar i aftë dhe i së ardhmes, kur në fillim të viteve ‘90 arriti të fitojë Stambollin dhe të sjellë transformime të ndjeshme te ky qytet.

Por rezultati i atyshëm në këto zgjedhje pati një kthesë gjatë numërimit, ku deri në një përqindje të caktuar fitues ishte ish-kryeministri Binali Yldirim si kandidat i AKP-së. Madje ky i fundit shpalli fitoren të dielën vonë.

Erdogan, në një konferencë shtypi në Stamboll, tha se se “partia e tij rezultoi më e forta” e këtyre zgjedhjeve, edhe pse humbi Ankaranë si kryeqytet. E më pas, duke ndjerë dhe humbjen e Stambollit, ai ofroi këtë arsyetim:

“Në Stamboll, shumica e komunave janë tonat ose ne jemi të barabartë. Çfarë do të thotë kjo? Edhe në qoftë se populli ynë nuk ka dhënë kryetarin e Bashkisë, ata i dhanë komunat Partisë për Drejtësisë dhe Zhvillim”, tha Erdogan, duke kujtuar se në to jetojnë 18 milion banorë.