Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se komuniteti ndërkombëtar po dështon përballë sulmeve të kundërligjshme dhe pa dallim të Izraelit ndaj civilëve në Gaza.

Në mesazhin e tij për 78-vjetorin e Kombeve të Bashkuara (OKB), presidenti Erdoğan tha se njerëzimi po përballet me një sërë problemesh, përfshirë konfliktet në Palestinë dhe Ukrainë, ndryshimet klimatike, urinë, varfërinë dhe islamofobinë.

“Që nga 7 tetori, ne kemi qenë dëshmitarë të masakrave në Gaza që shënjestrojnë vendbanimet civile, vendet e kultit, spitalet dhe shkollat, si dhe kanë arritur nivelin e gjenocidit. Fatkeqësisht, komuniteti ndërkombëtar po dështon përballë sulmeve të kundërligjshme dhe pa dallim të Izraelit ndaj civilëve”, tha Erdoğan.

Presidenti turk tha se Këshilli i Sigurimit i OKB-së po e thellon krizën me një “qasje të njëanshme” në vend që t’i ndalojë vrasjet, të krijojë një armëpushim dhe të parandalojë vdekjet e civilëve.

“Një organizatë që është një vëzhgues i dënimit kolektiv të njerëzve në Gaza nuk mund t’i ofrojë shpresë njerëzimit dhe të sigurojë paqen dhe stabilitetin”, tha ai.

İnstitucionet e OKB-së, përfshirë agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), po bëhen jo-funksionale nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Megjithatë, shtoi ai, Türkiye vazhdon të mbështesë dhe të mbrojë fuqishëm “vlerat e OKB-së për parimin e multilateralizmit, të cilat në thelb janë të sistemit global të bazuar në rregulla”.

Konflikti në Gaza, i cili ka qenë nën bombardimet izraelite dhe një bllokadë që nga 7 tetori, filloi kur grupi palestinez Hamas filloi operacionin “Tufani i Aksasë”, një sulm i befasishëm i shumëanshëm që përfshinte një breshëri lëshimesh të raketave dhe depërtimesh në Izrael përmes tokës, detit dhe ajrit. Grupi tha se operacioni ishte në hakmarrje për sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa dhe dhunës në rritje nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve.

Ushtria izraelite më pas nisi një fushatë të pamëshirshme ajrore kundër objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës.

Më shumë se 7.100 njerëz janë vrarë në konfliktin që filloi më 7 tetor, përfshirë të paktën 5.791 palestinezë dhe 1.400 izraelitë.

2.3 milionë banorët e Gazës kanë mbetur pa ushqim, ujë, ilaçe dhe karburant, si dhe autokolonat e ndihmave të lejuara në Gaza kanë bartur vetëm një pjesë të asaj që nevojitet.

Reforma e OKB-së

Presidenti Erdoğan tha se Türkiye ka ndërmarrë hapa për të forcuar rolin global të OKB-së dhe për të kontribuar në paqe dhe stabilitet, por theksoi se zhvillimet e fundit gjeopolitike tregojnë nevojën për reforma brenda trupit ndërkombëtar.

“Është një pritje e përbashkët dhe e drejtë e komunitetit ndërkombëtar që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të bëhet më përfaqësues, më demokratik dhe më efektiv duke e çliruar atë nga dominimi i një numri të kufizuar vendesh”, theksoi Erdoğan.

Me të kuptuarit se “Bota është më e madhe se pesë”, theksoi ai, Türkiye do të vazhdojë të kontribuojë në përpjekjet që synojnë vendosjen e një rendi më të drejtë botëror.

Presidenti turk gjithashtu tha se falë marrëveshjes së drithit të Detit të Zi të ndërmjetësuar nga Türkiye në bashkëpunim me OKB-së, 33 milionë ton produkte drithi u dërguar në tregjet botërore, duke shmangur krizën globale të urisë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re