Ministri i Brendshëm, dy terroristët janë vrarë
Katër persona u vranë dhe 14 u plagosën në sulmin terrorist në Ankara.
Këtë e tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë takimit me presidentin rus Vladimir Putin në Kazan.
Kjo është bërë e ditur nga agjencitë ruse.
Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, siç raporton Anadolu, ka deklaruar se “dy terroristë janë neutralizuar”.
Edhe Mediat turke bëjnë me dije se sipas të dhënave tashmë të konfirmuara 4 persona kanë humbur jetën, ndërsa 14 të tjerë janë plagosur. Po ashtu, raportohet se janë neutralizuar edhe 2 terroristët, të cilët hapën zjarr.
