Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë vizitës së tij në Laç, nuk i ka kursyer kritikat për vendet e Bashkimit Europian teksa tha se mbyllën sytë për shtetet në nevojë për pandeminë e koronavirusit që goditi mbarë botën.

 

Ai tha se Turqia nuk e bëri këtë, pasi doli jashtë kufijve për të parë nga afër dramat e vëllezërve të tyre.

 

“Të nderuar miq, Shqipëria dhe Turqia ndajnë së bashku karta të tjera historike. Të jesh me vëllain në kohë të mira dhe të vështira, është një nga ato vlera që i përmenda. Gjatë pandemisë dhe gjatë situatës së ngushtë, shtetet e fuqishme, u kyçën dhe u mbyllën përbrenda, duke mbyllur dhe sytë e tyre, por ne nuk vepruam ashtu. Dolëm jashtë kufijve, për të parë dhe dramat e vëllezërve tanë, me çdo mundësi që kishim ne. Duke besuar fortë në bekimet dhe në mirësinë e ndarjes me të tjerët, sidomos fuqisë së solidaritet, ne vijuam të mbështesnim miqtë tanë në luftën kundër pandemisë dhe ndamë me ta mundësitë që kishim.”, tha Erdogan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re