Menjëherë pas kritikave të kryeministrit italian, Mario Draghi, që e konsideroi atë një diktator ka ardhur kundër replika e Presidentit Erdoğan që i ka fajësuar ata që i konsideroi si politikanë të paaftë evropianë për hedhje benzine zjarrit, në përpjekje për të mbuluar dështimin e tyre në politikën e brendshme dhe të jashtme.

“Politikanë që janë të pasuksesshëm po përpiqen të mbulojnë paaftësinë e tyre duke me sulmuar mua dhe muslimanët. Islamofobia është kthyer në një nga mjetet më të rëndësishme për politikanët perëndimorë për të fshehur dështimin e tyre ne pushtet”.

“Zhvillimet e fundit në Evropë dhe mënyra sesi media evropiane i ka mbuluar ato po dëshmojnë rritjen e racizmit kulturor në kontinentin ku jetojnë rreth gjashtë milion turq”, tha Erdoğan. Sipas tij diaspora turke që po zgjerohet dhe forcohet duke u bërë tashmë një makth i disa evropianëve politikanët.

Ksenofobia dhe islamofobia në rritje janë pasqyrimet e kësaj sjelljeje, theksoi presidenti turk, duke iu referuar Francës e cila ndërmori një sërë masash të reja ligjore për kontrollin e jetës fetare te myslimaneve. Erdoğan i dha këto deklarata në një takim me gra dhe të rinj të Bashkimit Ndërkombëtar të Demokratëve, një organizatë joqeveritare e përbërë nga turq që jetojnë jashtë vendit kryesisht në Evropë.

Krimet dhe sulmet kundër xhamive dhe shoqatave fetare në Evropë u dyfishuan në vitet e fundi,t tha Erdoğan, duke kritikuar liderët evropianë për heshtjen ndaj këtij trendi të rrezikshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re