Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se lufta që kanë ndërmarrë është që t’ia besojnë vizionin 2053 të rinjve të vendit.

Në një fjalim të mbajtur në takimin e Këshillit konsultues të Partisë AK për Stambollin, në Qendrën e Kongreseve Haliç në Stamboll, Erdoğan tha se lufta që kanë ndërmarrë është kundër atyre që thonë se “do të shpëtojnë Ajasofjen nga minaret” dhe kjo është një luftë për të mbrojtur besimin në prani të Ajasofjes.

“Lufta që kemi ndërmarrë është ndaj atij mentaliteti i cili në ngjarjet Gezi thoshte se ‘persekutimi filloi në 1453’. Kjo luftë është që të tregojmë ndaj tyre se këto territore janë atdheu ynë përgjithmonë. Kjo betejë është një luftë për t’u ringritur, për të treguar vullnetin për ringritje ndaj atyre që duan të eliminojnë qytetërimin që ne përfaqësojmë, duke e lënë pas kombin tonë në çdo fushë”, deklaroi Erdoğan duke shtuar se:

“Lufta jonë është lufta për t‘ia besuar vizionin tonë 2053 të rinjve tanë, ndaj të cilëve po bëhen përpjekje për të skllavëruar në mënyrë të pavetëdijshme duke i shkëputur nga vlerat dhe kaluara e tyre”. Erdoğan theksoi se kjo është në kauzë që ia vlen të sakrifikosh kohën, pronën dhe jetën kur të jetë e nevojshme.

Presidenti Erdoğan shtoi se “Në këtë sallë ka mbi 3 mijë të pranishëm. Vëllezër, mos harroni ai që nuk ka një kauzë nuk ka dashuri, ai që nuk ka dashuri nuk mund të ketë zemërim. Ndaj nëse ndonjëherë duke të zemëruar arsyeja e vetme është dashuria jonë, arsyeja e vetme është kauza jonë. Uroj që krijuesi ynë mos të na ndajë asnjërin prej nesh nga kjo kauzë, nga kjo rrugë e dashurisë. Në çdo periudhë kjo kauzë ka pasur besnikë, të shumëvuajtur, të vendosur dhe të guximshëm”.

“Në këtë kauzë nuk ka vend për arrogancë, vrazhdësi dhe tradhti”, u shpreh Erdoğan i cili bëri të ditur se kanë përgjegjësi që këtë kauzë të ngritur mbi supet e njerëzve vullnetarë dhe jo të atyre që bëjnë llogari ta çojnë në të njëjtën mënyrë më përpara, duke arritur në fitore edhe në vitin 2023 edhe në 2053.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re