Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, theksoi se duke ofruar 9,3 milionë tonë të drithit ukrainas në shërbim të botës, kanë siguruar relativisht reduktimin e krizës ushqimore.

Erdoğan i bëri këto vlerësime në Kongresin e 8-të Botëror të Mjekësisë Turke të Organizatës së Shteteve Turke.

Duke folur rreth marrëveshjes së drithit të arritur në Istanbul, Erdoğan tha se “duke ofruar 9,3 milionë tonë të drithit ukrainas në shërbim të botës, siguruam relativisht reduktimin e krizës ushqimore”.

“Edhe pse Rusia ka mëdyshje pas mos shfaqjes së të njëjtave lehtësira ndaj saj, ne vazhdojmë me vendosmëri përpjekjet për t’i shërbyer njerëzimit”, shtoi ai.

Iniciativa për Drithin në Detin e Zi e realizuar nën koordinimin e Turqisë për zgjidhjen e krizës globale të ushqimit, u nënshkrua më 22 korrik në Istanbul nën kujdesin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan mes Ukrainës, Rusisë, Turqisë dhe OKB-së.

Anija e parë e ngarkuar me grurë u nis më 1 gusht nga porti ukrainas i Odesës, sipas marrëveshjes së nënshkruar më 22 korrik.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë më 29 tetor njoftoi se ka pezulluar marrëveshjen që siguron daljen e drithit nga Ukraina.

Ndërkohë, Erdoğan lidhur me vizionin “Shekulli i Turqisë”, të cilin e shpalosi më 28 tetor, tha se një nga fushat më ambicioze të këtij vizioni e kanë përcaktuar shëndetësinë.

“Synimi ynë është ta çojmë vendin drejt majave në fushën e shërbimeve ndërkombëtare të shëndetësisë me markën ‘Health Turqi’, në kuadër të vizionit ‘Shekulli i Turqisë’”, tha Erdoğan, duke shtuar se 89 për qind të barnave të konsumuara nga qytetarët turq sigurohet nga prodhimi vendas.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re