Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vlerësoi rezultatet e mira të vendit të tij në luftën kundër pandemisë koronavirus, duke e konsideruar si ndër modelet e suksesit.

“Sapo të mbarojë lufta kundër COVID-19, Turqia do të jetë një nga vendet në botë që i mbijetoi pandemisë me dëmin më të vogël të mundshëm”, tha Erdogan.

Duke folur mbi pasojat ekonomike të pandemisë koronavirus, ai vuri në dukje se disa duan që Turqia të marrë hua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

“Turqia nuk ka borxh ndaj FMN, por partia kryesore e opozitës po thotë ‘duhet shkuar te FMN për të kërkuar diçka’. Mos i fërkoni duart kot, ne e kemi mbyllur atë derë,” tha Erdogan.

Ai gjithashtu theksoi se Turqia kishte mobilizuar të gjitha mjetet e mundshme për të ofruar ndihmë për qytetarët libanezë pas shpërthimit shkatërrues në Bejrut, duke shtuar se zv.presidenti Fuat Oktay dhe ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu vizituan zonën dhe mësuan për nevojat e njerëzve atje.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re