Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka marrë një vendim të befasishëm ku ka vendosur të anullojë shtetrrethimin e vendosur nga Ministria e Brendshme Turke e cila ishte njoftuar për këtë fundjav në 15 provinca.

Një masë e tillë ishte lënë në fuqi për fundjavat si dhe festat kombëtare,e cila ishte respektuar edhe për Fiter Bajram, në 24 maj.

Por presidenti turk papritmas ka vendosur ta heqë atë plotësisht!

Një ditë më parë ndërkohë u njoftua se Turqia planifikon të rikthejë fluturimet ndërkombëtare me rreth 40 shtete në muajin qershor, dhe deri më tani ka arritur marrëveshje paraprake me 15 shtete. Turqia i mbylli kufijtë në kuadër të masave për të luftuar koronavirusin.

Fluturimet e brendshme u rikthyen të hënën në disa provinca, ndërsa Ankaraja i ka lehtësuar ndjeshëm kufizimet pas rënies së numrit të të infektuarve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re