Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të shtunën se vendi i tij është i aftë të prodhojë 65 përqind të nevojave të industrisë së mbrojtjes.

Në Stamboll, ai vizitoi Programin e Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë – TEKNOFEST, i cili hapi dyert për vizitorët për herë të parë.

Me këtë rast, Erdogan përçoi disa mesazhe edhe atdhetare për vizitorët e shumtë.

Duke folur për rëndësinë e zhvillimit teknologjik, ai vuri në dukje rëndësinë e sigurisë digjitale në botën e sotme.

“Nëse ju nuk keni siguri dixhitale, me gjithë ndërmarjen e masave fizike, ju mund të arrini kuptimin e vërtetë të lirisë”, tha Erdogan, duke shtuar: “për sa kohë që në fushën e teknologjisë ne jemi vetëm përdorues e jo ta të cilë planifikojnë e prodhojnë, ne nuk mund të garantojmë lirinë tonë”.

“Në botën e sotme, kushti kryesor për pavarësinë në kuptimin e plotë është se sa vendi arrin një nivel për të projektuar, prodhuar dhe eksportuar në fushën e teknologjisë”, vijoi më tej Erdogan.

Ai shtoi se Turqia kërkon kthimin dhe mobilizimin e shkencëtarëve të saj nga e gjithë bota, të cilët, siç theksoi Erdogan, janë të ftuar për t’u angazhuar në inovacionet teknologjike në dobi të vendit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re