Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan hodhi poshtë akuzat se luftëtarët sirianë, të cilët kanë mbështetjen e Ankarasë, u dërguan në rajonin e Nago-Karabakut për të luftuar në krah të Azerbajxhanit kundër forcave armene.

“Disa na thonë se ne kemi dërguar luftëtarë sirianë atje. Ne nuk kemi një axhendë të tillë. Ata i kanë duart e tyre plot në vendin e tyre dhe nuk do të shkojnë në Nago-Karabak”, tha Erdogan në Ankara.

Disa vende dhe vëzhgues kanë thënë javët e fundit se luftëtarët sirianë po marrin pjesë në përleshjet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit në rajonin e Nago-Karabakut. Presidenti francez Emmanuel Macron tha kohët e fundit se “xhihadistët” nga Siria u dërguan në atë zonë.

Observatori sirian i opozitës për të Drejtat e Njeriut tha se disa dhjetëra luftëtarë sirianë pro-turq ishin vrarë në përleshjet.

Turqia, e cila ka kryer disa operacione ushtarake në veri të Sirisë që nga viti 2016, po armatos disa grupe siriane. Erdogan konfirmoi praninë e luftëtarëve sirianë pro-turq në Libi, ku ata mbështesin qeverinë libiane të njohur ndërkombëtarisht të vendosur në Tripoli.

Megjithëse mohoi praninë e atyre luftëtarëve në Nago-Karabak, Erdogan përsëriti sot se Turqia është e gatshme për “çdo lloj mbështetje” për Azerbajxhanin. Ai shprehu keqardhje që “një sasi e madhe armësh vjen nga Rusia dhe Franca”.

Akuzat e medias

Më parë, Wall Street Journal, duke cituar burime të përfshira në dërgimin e luftëtarëve sorianë, njoftoi se qindra sosh të aktivizuar nga Turqia u vendosën në zonën e konfliktit Nago-Karabak.

Një raport i Wall Street Journal thotë se “qindra mercenarë nga fraksionet e armatosura siriane pranë Turqisë janë bashkuar në luftimet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë”, dhe se qindra të tjerë po përgatiten të shkojnë në vijën e frontit në Nago-Karabak.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re