“Islamofobia në Evropë ka arritur një nivel të krahasueshëm vetëm me trajtimin e hebrenjve para Luftës së Dytë Botërore,” tha Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Erdogan tha se Evropa ishte mësuar me “dëbimet, inkuizicionet, gjenocidet” dhe se muslimanët në të gjithë kontinentin Evropian ishin duke u sulmuar.

“Islamofobia në rritje në Perëndim është kthyer në një sulm të gjerë ndaj Librit tonë, Profetit tonë dhe gjithçkaje që ne e konsiderojmë të shenjtë,” tha Erdogan në një fjalim televiziv.

“Dëbimet, inkuizicionet dhe gjenocidet kundër anëtarëve të feve të ndryshme është një praktikë që nuk është e huaj për Evropën. Krimet kundër njerëzimit të kryera kundër hebrenjve 80 vjet më parë, veprimet kundër vëllezërve tanë boshnjakë në Srebrenica vetëm 25 vjet më pare, janë diçka që ne ende e kujtojmë,” tha ai.

Komentet e presidentit turk vijnë në kontekstin e reagimit të tij ndaj pikëpamjeve të fundit të Presidentit francez Emmanuel Macron mbi Islamin dhe muslimanët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re