Skip to content

Erdogan, mysafir te Orbani: pranon të takohet me protestuesit pro-kurdë

602x338 cmsv2 d7b99ba6 d9ba 54c2 8677 e3f86965d2db 4283704

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po qëndron në Budapest për bisedime me liderin hungarez, Viktor Orbán. E veçanta e këtij takimi është se presidenti turk do të takohet e demonstruesit pro-kurdë. Ata po planifikojnë të marshojnë nëpër qendrën e qytetit për të “prishur” imazhin e vizitës në shenjë proteste ndaj operacionit të Erdoganit në veri të Sirisë.

Por në vend se të reagonte Erdogan tha për mediat ndërkombëtare se do të takohet me disa prej tyre.

As hungarezët nuk duken shumë të kënaqur me miqësinë e Orbán me Erdogan. Demonstrata të mëtejshme janë planifikuar në përgjigje të asaj që organizatorët e quajnë “ftesën e një autokrati në Hungari”. Gjatë vizitës së kaluar të Erdoganit në Hungari, vetëm turmat që përshëndesnin presidentin turk u lejuan nga autoritetet e vendit.