“Ne u thamë të mos fillojnë t’i sulmojnë trojet tona dhe të mos na i vështirësojnë kufijtë tanë. Nuk dëgjuan. Këtë ua kemi thënë edhe atyre që duken si aleatët tanë. U thamë se bëhet fjalë për PKK-në pasi PYD është zgjatim i tyre. Këta janë të njëjtë, janë YPG. U thamë të mos hyjnë në Rakka së bashku me terroristët”, tha Erdogan në një fjalim para qytetarëve në Usak të Turqisë, ku u mbajt Kongresi i Gjashtë i Zakonshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).
“U thamë se ISIS është organizatë terroriste, andaj të mos e mposhtin një organizatë terroriste me një tjetër, por këtë punë ta rregullojmë së bashku. Nuk dëgjuan. ‘Mirë, ju e dini’, u thamë. Tani ne po bëjmë gjënë e nevojshme. Po e kryejmë vetë punën tonë”, shtoi Erdogan.
Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) njoftuan fillimin e operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin në veri të Sirisë kundër objektivave të organizatës terroriste PYD/PKK.
Në një njoftim nga Shtatmadhoria e Turqisë, thuhej se operacioni ajror po zhvillohet duke respektuar integritetin territorial të Sirisë dhe në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, shkruan aa.”Operacioni po realizohet duke respektuar integritetin territorial të Sirisë, në kuadër të të drejtave të shtetit tonë të cilat rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën kundër terrorizmit dhe ‘e drejta e vetëmbrojtjes legjitime’ e cila qëndron në nenin 51 të Konventës së OKB-së”, thuhej në njoftim.
Më herët, presidenti Erdogan paralajmëroi se pas operacionit në Afrin, do të filloi operacioni në Menbixh./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re