Vizita e presidentit Erdogan në Gjermani ka kulmuar me hapjen e asaj që konsiderohet si xhamia më e madhe në Europë perëndimore. Ceremonia u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, me një prani të fortë të policisë, e cila kishte si mision mbajtjen në distancë të mbështetësve dhe kundërshtarëve.

Në fjalën e tij kushtuar miqësisë gjermano-turke, Erdogan e përshkroi vizitën e tij disaditore në Gjermani si “të bukur” dhe “shumë të suksesshme”, siç tha ai, “në një fazë kritike”.

Erdogan u përcolli përshëndetje 3.5 milionë turqve që jetojnë në Gjermani duke  quajtur “vëllezër” dhe e falënderoi presidentin Frank-Walter Steinmeier duke iu drejtuar si fjalët “miku im”.

Ai gjithashtu vlerësoi se bisedimet me kancelaren Angela Merkel për të cilat tha se “shkuan mirë, pavarësisht disa mosmarrëveshjeve”. Ai tha se ai diskutoi me zyrtarët gjermanë çështje të rëndësishme, të tilla si investimet ekonomike dhe se si të “luftojnë në mënyrë efektive kundër racizmit dhe islamofobisë”.

Erdogan u bëri thirrje turqve në Gjermani që të integrohen më mirë në shoqërinë gjermane dhe gjithashtu të mbrojnë shtetësinë e dyfishtë.

Ai gjithashtu bëri thirrje për të marrë një qëndrim të përbashkët kundër racizmit dhe kritikoi sjelljen e gjermanëve ndaj Mesut Ozilit.

Presidenti i Turqisë përsëri kërkoi një luftë vendimtare kundër mbështetësve të Lëvizjes Gulen, të cilën Ankara e konsideron përgjegjëse për përpjekjen e një grushti shteti në Turqi dy vjet më parë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re