Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dje mbërriti për një vizitë zyrtare në Kuvajt, ndërsa në shenjë mirëseardhjeje, rrrokaqiejt e Kuvajtit u ndriçuan me ngjyrat e flamurit të Turqisë.
Presidenti i Turqisë, Erdogan mbrëmë pas përfundimit të vizitës në Rusi udhëtoi në Kuvajt, ku sot do të takohet me zyrtarët më të lartë të këtij shteti dhe do të bisedojë për marrëdhëniet dypalëshe dhe rreth krizës të Gjirit.
Kryetari i komunitetit Turko-Kuvajtian, Nesim Omeroglu për aa tha se vizita e Erdoganit në Kuvajt është ngjarje shumë e rëndësishme dhe kjo dëshmohet nga vendosja e flamujve turq për të zbukuruar qytetin.
“Kuvajtasit i japin një rëndësi të veçantë vizitës. Ky rajon po kalon përmes një periudhe të vështirë në të cilën popujt e rajonit presin mbështetjen e botës muslimane. Emiri i Kuvajtit personalisht ka paralajmëruar se së bashku me Erdoganin do të ndërrmarin hapa drejt zgjidhjes së krizës”, tha Omeroglu.
Pas bisedimeve të sotme me udhëheqësit e Kuvajtit, Presidenti turk Erdogan gjithashtu do të vizitojë edhe Katarin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re