Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë më 21 shtator në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të zhvillohen në Nju-Jork.

Kreu i shtetit turk pritet t’u drejtohet pjesëmarrësve në takimin e Asamblesë së Përgjithshme që do të mbahet në selinë e OKB-së në Nju-Jork duke pasur në fokus padrejtësinë.

Ndërkohë që Turqia u jep ndihmë refugjatëve, ajo nuk merr mbështetje nga vendet e zhvilluara të botës. Tabloja që doli në pah me tërheqjen e SHBA nga Afganistani, gjithashtu paraqet rreziqe të reja.

Pritet që një faktor tjetër të rrisë valët e emigrimit në botë në vitet e ardhshme. Kriza globale e klimës po thellohet. Qasja në ushqim dhe ujë të pastër po bëhet më e vështirë për miliona njerëz. Kjo shkakton emigrimin klimatik.

Me një agjendë të tillë, udhëheqësit botërorë do të marrin pjesë në takimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Presidenti Erdogan gjithashtu të hënën do të bëjë hapjen e shtëpisë turke 36-katëshe në Nju-Jork, pikërisht përballë Kombeve të Bashkuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re