Presidenti turk, Erdogan në adresimin e përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç para qytetarëve sot në Novi Pazar tha se Turqia do të investoj gjithnjë e më shumë në pjesët që nuk janë të pasura si Beogradi.
Erdogan para qytetarëve të tubuar tha se në muajt e ardhshëm mora premtimin nga Vuçiçi që do të fillojë përgatitjen e dokumentacionit të projektit për rrugën e Korridorit 11 të autostradës Pozhega-Boljare, e cila kalon nëpër rrafshnaltën Peshtera dhe cila i mundëson këtij rajoni të lidhet me Beogradin, Sarajevën dhe Podgoricën.
“Detyra jonë është të bëjmë rrugë, spitale, shkolla dhe kopshte për këtë pjesë të rajonit. Ne do të vazhdojmë të punojmë, dhe për ne nuk ka asgjë më të rëndësishme se kjo, unë kam guximin dhe ndërgjegjen e pastër që të dalë para jush dhe ju them se kam me bërë dhe do të bëjë çdo gjë të mirë që është në interesin tuaj dhe interesin e çdo qytetari, pavarësisht nga besimi dhe kombësia,”, tha Erdogan.
Erdoğan në Novi Pazar u prit nga më shumë se 20 mijë qytetarë.
Pas adresimit të tyre Erdoğan dhe Vuçiç ecën nëpër shëtitoren e Novi Pazarit dhe përshëndetën dhe biseduan me qytetarët e mbledhur të Novi Pazarit, komunave të Sanxhakut dhe nga pjesë të ndryshme të Serbisë./Kosova Post/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re