ABC ka zbardhur ekskluzivisht marrëveshjet që qeveria shqiptare do të firmos me atë turke, në kuadër të vizitës së presidentit Rexhep Tayyip Erdogan, në Tiranë.

Marrëveshjet shtrihen nga bashkëpunimi i agjencive të lajmeve ATA me atë të Agjencisë Anadolu, tek marrëveshjet e bashkëpunimi në fushën e rinisë dhe të sportit.

Marrëveshjet që do nënshkruhen me rastin e vizitës zyrtare të Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri:

1 – Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

2- Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.

3- Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.

4- Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.

5- Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asa shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.

6- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizimit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletiti dhe Folklorit shqiptar.

7 -memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.

Erdogan pritet të mbërrij në Tiranë, mëngjesin e të hënës. Abc zbardhur axhendën e turit të tij të takimeve, ndërsa mësohet se Erdogan do të pritet në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit nga kryeministri Edi Rama në orën 09:00.

Pas pritjes në aeroport, presidenti turk do të niset drejt Laçit për të inauguruar apartamentet e financuara nga qeveria turke pas tërmetit tragjik. Pasi të mbërrijë në Tiranë, do të ketë një takim me kryeministrin Rama dhe më pas të dy një konferencë për shtyp.

Edhe sesioni i ri parlamentar do të nisë të hënën pasdite. Por 17 janari nuk do të jetë një ceremoni e thjeshtë e hapjes së punimeve të Kuvendit. Presidenti i Turqisë, do të jetë përshëndetësi i këtyre punimeve. Erdogan vjen në Shqipëri për të inaguruar disa investime turke në Laç në kuadër të ndihmës që po jep Turqia për rindërtimin nga tërmeti, dhe me këtë rast, do të mbajë edhe një fjalim në seancën e parë të Kuvendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re