Një helikopter ushtarak i Turqisë është rrëzuar nga luftëtarët kurdë të Njësiteve Popullore Kurde (YPG) afër qytetit Afrin, në pjesën veriore të Sirisë, tha sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Kundërajrorët e Sirisë Rrëzojnë një Aeroplan të Izraelit > Erdogan: Nuk u Besoj Aspak Amerikanëve > SHBA-ja dhe Rusia Përplasen rreth Sirisë > Papa e Erdogan Flasin për Jerusalemin, Sirinë, Refugjatët…

“Një helikopter yni është rrëzuar aktualisht”, tha Erdogan duke folur para antarëve të partisë së tij, AKP në Stamboll dhe ka shtuar se “ne ndoshta e kemi humbur helikopterin, por ata do ta paguajnë çmimin për këtë”.

Erdogan nuk ka përmendur ndonjë viktimë e as që ka dhënë informacione më të hollësishtme për këtë incident.

Rrëzimi i helikopterit është konfirmuar ndaras nga zëdhënësi i YPG-së në Afrin, Mustafa Bali.

Kjo është fluturakja e parë turke që zyrtarisht është konfirmuar se është rrëzuar mbi Siri, gjatë luftës civile në këtë vend, që filloi gati para shtatë vitesh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re