Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan foli në Bibliotekën Kombëtare Presidenciale në Ankara me të rinj nga qytete të ndryshme në Turqi si pjesë e programit “Bisedat e Bibliotekës”.

Erdogan iu përgjigj pyetjeve të të rinjve mbi një numër temash sociale, politike dhe ekonomike, përfshirë luftën kundër pandemisë COVID-19.

“Ne kemi parë qartë ndryshimin midis mbylljes së pjesshme dhe mbylljes së plotë. Tani qëllimi ynë është të zvogëlojmë numrin e të infektuarve në 5,000 raste. Do të jetë shumë më e lehtë për ne pasi ta zvogëlojmë numrin në 5,000″, tha Erdogan.

Ata diskutuan gjithashtu sulmet e fundit izraelite në Rripin e Gazës, duke shtuar se disa politikanë e akuzojnë atë vetëm sepse Turqia po bën gjithçka për të ndihmuar Palestinën.

“Tani kemi edhe politikanë që janë kaq të pamoralshëm dhe pa asnjë pikë turpi më vendosin në të njëjtin nivel me Netanyahun,” tha Erdogan, duke shtuar se gjatë karrierës së tij politike 40-vjeçare ai ka kundërshtuar vazhdimisht njerëz si Benjamin Netanyahu, në mënyra të ndryshme.

“Unë gjithashtu kam pasur një rast me presidentin izraelit (Shimon Peres) në Davos. E gjithë bota e di për përgjigjen time ndaj presidentit të atëhershëm izraelit,” tha Erdogan, duke shtuar:

“Benjamin Netanyahu nuk ka qenë kurrë, as nuk do të jetë miku ynë. Ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër Netanyahut si më parë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re