Presidenti Recep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim në mbledhjen e grupit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

Në fjalimin e tij, duke iu referuar autoriteteve greke, Erdogan tha: “Nëse do të jeni të sinqertë, ju e keni vendin përballë nesh (për bashkëbisedim), nëse jo, atëherë të na falni. A përgatitën (zyrtarët grekë) mundësinë për vendosjen e bazave amerikane në Greqi? Po. Ne prishëm marrëveshjen tonë të Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë me Greqinë. Ne jemi për politikë me personalitet. Një e dy ngrini avionët edhe na jepni shfaqje. Bëni ç’të bëni edhe ejani në vete. A nuk keni mësuar asgjë nga historia? Pastaj filloni të qani dhe të rënkoni./…/.Ne nuk kemi më bisedime dypalëshe me ta. Për fat të keq Greqia nuk do të vijë në vete. Në SHBA është lobi grekoqipriot dhe do të flasë kundër nesh në Kongres… Ne jemi lodhur me këta.”

Kurse lidhur me kundërshtimin e Turqisë ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, Erdogan tha: “NATO është një organizatë sigurie, jo një organizatë që mbështet organizatat terroriste”.

“Suedia dhe Finlanda /…/ duhet të mbyllin dyert e të gjitha institucioneve të lidhura me organizatën terroriste brenda kufijve të tyre. /…/. Në Evropë (grupet terroriste) po marshojnë me pankarta, nën mbrojtjen e forcave të sigurisë së atij vendi. Simpatizantët e PKK-së që ushtrojnë presion mbi popullin tonë duke mbështetur aktivitetet e mbështetësve të tyre nuk janë demokratë, por fashistë në mënyrën më primitive, ata që i transferojnë armët që nuk ia dhanë Turqisë me paratë e tyre, organizatës terroriste pa asnjë kosto, meritojnë të quhen terroristë. A do të luftojë në krahun tonë një vend që u hap rrugën terroristëve në mënyrë të pamatur përballë një kërcënimi? Ata që do t’i quajnë operacionet tona (ndërkufitare) pushtim, a do të qëndrojnë me ne kundër armikut të përbashkët? Ne nuk do të ndryshojmë qëndrimin tonë derisa të gjejmë përgjigje të qarta dhe të kënaqshme për këto pyetje dhe të shohim dokumente detyruese.”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan vuri në dukje se një fazë e re ka kaluar në vendimin për të krijuar një zonë të sigurt 30 kilometra në thellësi të kufirit sirian dhe shtoi: “Ne po pastrojmë Tel Rifat dhe Membixhin nga terroristët. Më pas do të bëjmë të njëjtën gjë në rajone të tjera gradualisht”.
Burimi: Trt Shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re