Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan bëri thirrje për një ndryshim të qasjes në kohën kur sistemi aktual global nuk po i përgjigjet krizave që ndodhin në të gjithë botën, veçanërisht midis shpërthimit të koronavirusit, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan në Konferencën e 12-të të Ambasadorëve të mbajtur në kryeqytetin Ankara deklaroi se sistemi ekzistues global favorizoi një grusht aktorësh të fortë mbi masat e drejta dhe të pasurit mbi njerëzit e varfër. Ai tha se ky sistem nuk mund të vazhdonte më dhe duhej ndryshim sistematik.

Lidhur me sulmet terroriste, Erdoğan tha: “Nuk mund të kuptojmë se si luftëtarët e huaj terroristë të deportuar nga Turqia mund të kryejnë aq lehtë sulme në vendet perëndimore”.

Ndërsa sa i përket çlirimit të qytetit Shusha nga pushtimi amren, Erdoğan theksoi: “Me çlirimin e Shusha-s janë rritur gëzimi dhe shpresat tona. Derisa të përfundojë pushtimi armen në Karabak nuk do të ulet flamuri i përpjekjes”.

Presidenti Erdoğan i cili shpiku sloganin “Bota është më e madhe se pesë” në një mbledhje të OKB-së tha se një institucion i ri i bazuar në drejtësi, jo pushtet, duhet të rregullohet në mënyrë që të sigurojë sigurinë dhe stabilitetin e së ardhmes së përbashkët të qenieve njerëzore.

“Tendenca e multi-centricitetit dhe rajonalizimit po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha Erdoğan, duke shtuar se arena globale politike dhe ekonomike u riformësua në kohën e shpërthimit dhe qendrat e prodhimit dhe logjistikës u rivendosën.

Erdoğan vazhdoi duke thënë se administratat turke nuk arritën të shfrytëzonin në maksimum dritaren e mëparshme të mundësive si pas Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Ftohtë, megjithatë, Ankaraja tani është e vendosur të përdorë avantazhet e saj gjeostrategjike dhe historike midis pandemisë kanosëse, e cila ka marrë mbi 1.25 milionë jetë në të gjithë botën.

Duke vepruar në përputhje me politikën e saj të jashtme të orientuar drejt njeriut, qeveria turke, sipas presidentit, nuk mbylli një sy ndaj thirrjes së njerëzve për ndihmë në të gjithë botën teksa shpërthimi u përshkallëzua.

Më shumë se 100 mijë shtetas turq u kthyen në shtëpi nga gjithsej 141 vende në përputhje me operacionet e evakuimit të Turqisë.

Edhe 5.500 të huaj nga 67 vende u evakuuan me ndihmën e Turqisë.

Për më tepër, Turqia zgjati dorën e ndihmës për 155 vende dhe nëntë organizata ndërkombëtare që përpiqen të merren me barrën e pandemisë, tha Erdoğan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re