Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij ka ndërmarrë “hapa revolucionarë” gjatë 16 viteve të fundit për personat me aftësi të kufizuara në Turqi për të rritur pjesëmarrjen e tyre në shoqëri, raporton AA, .

“Sot, 513.000 individë me aftësi të kufizuara përfitojnë nga shërbimet e kujdesit në shtëpi në Turqi”, tha Erdoğan në ceremoninë e hapjes së një shkolle të veçantë për fëmijët me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike në Stamboll.

“Në 97 qendra të rehabilitimit dhe kujdesit në gjithë vendin, shërbime u ofrohen 7.000 personave me aftësi të kufizuara”, shtoi presidenti turk.

Erdoğan tha se të gjitha llojet e komploteve janë tentuar për ta devijuar vendin nga vizioni i saj për vitin 2023, i cili shënon 100-vjetorin e Republikës së Turqisë.

“Pavarësisht nga të gjitha, ne kurrë nuk kemi hequr dorë nga vendosmëria jonë për të ecur drejt qëllimeve tona”, shtoi ai.

Vizioni 2023 i Turqisë përfshin objektiva specifike për përmirësime në fushat e aktivitetit ekonomik, energjisë, kujdesit shëndetësor, arsimit dhe transportit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re