Në një intervistë për Reuters, ndërsa ishte në Nju Jork për takimin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se sfidat aktuale ekonomike janë ekzagjeruar më shumë sa është e nevojshme dhe se Turqia do t’i tejkalojë këto sfida me burimet e veta.

Presidenti Trump, i zemëruar ndaj arrestimit të pastorit amerikan Andrew Brunson me akuza për terrorizëm, urdhëroi dyfishimin e tarifimit mbi aluminin dhe çelikun turk, si dhe ndërrmori një goditje financiare ndaj lirës turke. Turqia u hakmor me rritje tarifash për makinat e ardhura nga SHBA dhe produkte të tjera konsumi.

Erdogan tha se vendimi ishte një shenjë e qartë e pavarësisë së bankës qendrore, duke shtuar se si president ishte kundër rritjes së normave të interesit.

Presidenti tha gjithashtu se një gjykatë turke, jo politike, do të vendosë fatin e Brunsonit, arrestimi i të cilit ka acaruar marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Uashingtonit.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha të hënën se shpresonte që Turqia të lironte pastorin ungjillor Andrew Brunson këtë muaj. Ai u transferua në arrest shtëpiak në korrik, pasi u mbajt nën arrest me burg për 21 muaj. Megjithatë Erdogani theksoi të martën se çdo vendim mbi Brunson do të jepej nga gjykata e jo nga ai.

“Kjo është një çështje gjyqësore. Brunson është arrestuar për akuza terroriste … Më 12 tetor do të ketë një seancë tjetër dhe nuk e dimë se çfarë do të vendosë gjykata dhe nuk është politika ajo që do të ketë fjalën për vendimin”, tha Erdogan.

“Si president, nuk kam të drejtë të urdhëroj lirimin e tij. Gjyqësori ynë është i pavarur. Le të presim dhe të shohim se çfarë do të vendosë gjykata”, tha Erdogan.

Erdogan gjithashtu tha se Turqia do të vazhdojë të blejë gazin natyror iranian, pavarësisht sanksioneve të Shteteve të Bashkuara mbi Teheranin.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re