Presidenti Recep Tayyip Erdogan në 158-vjetorit të Syrgjynit Çerkez përkujtoi ata që humbën jetën në këtë ngjarje.

Në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale, presidenti Erdogan shkroi: “Më vjen keq për dhimbjen e papërshkrueshme që pësuan vëllezërit tanë çerkezë në përvjetorin e syrgjynit nga atdheu i tyre Kaukazi, i cili nuk do të harrohet as pas shekujsh dhe lus mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën”.

Kanë kaluar 158 vjet që kur Rusia cariste dëboi popullin çerkez nga Kaukazi, të cilin e konsideronte të një rëndësie strategjike.

Lufta cariste Kaukaziano-Ruse, të cilën Rusia e filloi në vitin 1556 me synimin për të pushtuar Kaukazin e Veriut si pasojë e politikës së zbarkimit në bregun e Detit të Zi, vazhdoi për 308 vjet.

Duke përparuar në brendësi të maleve të Kaukazit, duke shkatërruar çerkezët, rusët i detyruan të dorëzoheshin dhe të zgjidhnin ose të bashkoheshin me ushtrinë cariste ose të syrgjynoseshin.

Që nga 21 maj 1864, komunitetet çerkeze u internuan në vende të ndryshme të botës, veçanërisht në Perandorinë Osmane.

Sipas shifrave jozyrtare, rreth 1.5 milionë çerkezë u deportuan brenda një muaji. Rreth 500 mijë çerkezë humbën jetën për shkak të kushteve të rënda gjatë rrugës, epidemive dhe urisë.
Burimi: Trt Shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re