Ne po luftojmë për demokracinë dhe zhvillimin e vendit tonë siç do të dëshironte Ataturk, i cili tha “trashëgimia ime shpirtërore është shkenca dhe dija”, tha Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, me rastin e 82-vjetorit të vdekjes së Mustafa Kemal Ataturk, themeluesit të Republikës së Turqisë.

Erdogan vuri në dukje se disa duan ta bëjnë trashëgiminë e Ataturkut pa vlerë duke e dogmatizuar atë.

“Ne kemi luftuar ata që mendojnë se janë pronarë të shtetit, zotër të njerëzve, shërbëtorë të Perëndimit dhe ne e kemi mbledhur sërish vendin tonë me historinë dhe qëllimet tona që përfshijnë të gjithë botën,” tha Erdogan.

Ai tha se nuk është një luftë e lehtë në qendër të së cilës janë njerëzit, atdheu dhe civilizimi.

“Ne u sulmuam në mënyra të ndryshme nga ata që janë mësuar të përdorin vendin tonë si një atdhe për vite me radhë, përmes një grushti elitash,” tha Erdogan, duke shtuar:

“Pas të gjitha lojërave tinëzare të autoriteteve, sulmeve të përgjakshme terroriste, sulmeve separatiste në kufij, përpjekjeve për grusht shteti, sabotimeve ekonomike, ekziston e njëjta pyetje. Turqia është e rrethuar thellësisht dhe tinëzisht sepse vazhdon luftën çlirimtare të filluar njëqind vjet më parë në një mënyrë shumë më të fortë. Nëse do të kishim qëndruar brenda kufijve të ngushtë të tërhequr nga të tjerët, nuk do të ishim përballur me asnjë nga këto sfida, nuk do të ishim në gjendje të shikonim në sytë e njerëzve tanë, nuk do të kishim marrë lutjet e të shtypurve”, shtoi Erdogan.

Presidenti turk tha se Turqia është bërë një vend fjala e së cilës respektohet në të gjitha çështjet rajonale dhe globale.

Ai theksoi se vendi i tij po lufton me çdo kusht për çdo trashëgimi të historisë dhe civilizimit, nga Iraku në Siri, nga Libia në Qipro, nga Karabagu në Jeruzalem.

Ai tha se dhurata më e madhe për Ataturk do të ishte futja e ekonomisë së Turqisë në 10 të parat në botë.

“Ezani nuk do të heshtë, flamuri nuk do të ulet, populli dhe shteti nuk do të ndahen, unë flas sinqerisht, Allahu është dëshmitari im,” përfundoi Erdogan.

Eshtë ironik fakti se ndërsa vlerëson Ataturkun, Erdogan akuzohet se po tenton të zhbëjë Ataturkizmin. Ish-lideri turk që i dha goditjen e fundit Perëndorisë për të ndërtuar Republikën, ishte njeriu që ndërmorri goditje dhe ndaj jetës fetare.

Pasuesit e Atataturkur, CHP-ja, janë opozita më e ashpër kundër Erdoganit, e këtë në emër të laicizmit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re