Oferta e Francës për të ndërmjetësuar mes Turqisë dhe terroristëve të PYD/YPG-së tejkalon limitet e tyre, tha presidenti i Turqisë, Erdogan.

“Nëse deklarata (e presidentit të Francës) se mund të jenë ndërmjetës në mes të Turqisë dhe SDF-së është e vërtetë, ajo tejkalon në masë të madhe limitet e personit që e thotë këtë”, tha Erdogan në një takim të krerëve lokalë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Ankara.

“Kush je ti për të ndërmjetësuar mes Turqisë dhe organizatës terroriste?”, shtoi presidenti turk.

Erdogan refuzoi çdo hapësirë ​​për negociata me grupet terroriste, duke thënë se lufta e Turqisë kundër terrorizmit do të vazhdojë me vendosmëri, njëlloj sikurse operacioni ushtarak i Turqisë në veriperëndim të Sirisë.

Deklarata e Erdogan vjen pasi Pallati Elysee njoftoi të enjten se gjatë një takimi me një delegacion të SDF-së të udhëhequr nga PYD/PKK, presidenti francez Emmanuel Macron ka rikujtuar “angazhimin e Francës kundër PKK-së dhe angazhimin e saj për sigurinë së Turqisë”.

Megjithatë, siç ka dokumentuar Turqia, PYD/PKK dhe SDF në të vërtetë janë degët siriane të organizatës terroriste PKK, të shpallur nga Turqia, Franca dhe Bashkimi Evropian si organizatë terroriste.

Macron pohoi gjithashtu se SDF nuk ka patur “lidhje operacionale me këtë grup terrorist (PKK-në)”, duke shtuar se “mund të krijohet një dialog midis SDF dhe Turqisë me ndihmën e Francës dhe bashkësisë ndërkombëtare”.

Megjithatë, SDF është e dominuar nga forcat PYD/PKK-së, siç ka demonstruar Ankaraja,shkruan aa.

Në fushatën e saj 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK ka shkaktuar vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve ndërsa Ankaraja ka paralajmëruar kundër bashkëpunimit të aktorëve ndërkombëtarë me grupe të tilla si PYD/PKK, YPG/PKK dhe SDF/PKK, pasi ato të gjitha janë PKK nën emra të ndryshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re