Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i kërkoi sot homologut të tij amerikan, Donald Trump që të bëjë kthesë pa vonuar mbi vendimin e tij për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, pas votimit në OKB të një rezolute që e dënon këtë vendim.
“Ne e presim me një kënaqësi të madhe mbështetjen shtypëse të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në një rezolutë historike mbi Jeruzalemin”, deklaroi Erdogani në profilin e tij në Tëitter.
“Presim nga administrata Trump që ajo të rikthehet pa vonuar mbi vendimin e saj për të ardhur keq, paligjshmëria e të cilës u përcaktua qartë gjatë kësaj vote”, shtoi shefi i shtetit turk. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot gjerësisht një rezolutë që dënon njohjen nga Uashingtoni, më 6 dhjetor, të Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.s.n

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re