Në mbarë vendin po zhvillohen ceremoni përkujtimi në 79-vjetorin e vdekjes së liderit të madh, Mustafa Kemal Ataturk.
Adresa e parë e ceremonive në Ankara, ashtu si çdo vit, ishte Anëtkabiri (Anıtkabir).
Paria shtetërore vendosi kurorë me lule në mauzoleun e Ataturkut.
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdogan) nënshkroi Fletoren e Posaçme të Anëtkabirit.
“Në 79-vjetorin e vdekjes evokojmë edhe një herë me rahmet, nderim dhe respekt komandantin e madh të Luftës Çlirimtare dhe themeluesin e republikës tonë, presidentin e parë Gazi Mustafa Kemal Ataturk. Në bazë të objektives për ta ngritur Turqinë në nivelin e civilizimeve moderne, ne vazhdojmë të punojmë ditë e natë për Turqinë, që e shohim si një nga trashëgimitë më të rëndësishme që na ka lënë Ataturku. U prehsh në paqe” shkroi presidenti Erdoan. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re