Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se qasja në ushqim të mjaftueshëm “nuk është privilegj, por një e drejtë për të gjithë”, dhe paralajmëroi se kërkesa globale për ushqim po rritet.

Erdoğan tha se bota po dështon për të realizuar Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Zero Urisë deri në vitin 2030.

“Qasja në ushqim të sigurt, ushqyes dhe të mjaftueshëm nuk është privilegj, por një e drejtë për të gjithë”, tha presidenti turk në Samitin e Sistemeve të Ushqimit përmes video-konferencës, në margjina të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Është përgjegjësia jonë e përbashkët t’u lëmë trashëgim fëmijëve tanë një botë më të drejtë, të banueshme dhe paqësore” tha Erdoğan.

“Ne, si Turqi, me vendosmëri do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim”, shtoi ai.

Ai gjithashtu tha se efektet e ndryshimit të klimës, të tilla si fatkeqësitë klimatike me intensitet të shtuar dhe pasoja shkatërruese, mungesa e ujit dhe thatësira, ndikojnë negativisht edhe në burimet ushqimore.

“Kostoja e rritur sistemeve ushqimore pengon qasjen në burimet ushqimore dhe, si rezultat, siguria e komprometuar e ushqimit hap rrugën për migrim masiv, i cili është një nga sfidat më kritike të ditëve tona”, shtoi presidenti Erdoğan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re