Skip to content

Erdoğan: Qëllimi ynë është që t’i zgjidhim tensionet Rusi-Ukrainë pa hequr dorë nga asnjëra

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan lidhur me tensionet Rusi-Ukrainës tha: “Sikur të thoni ‘hiqni dorë nga Ukraina‘ nuk mund ta bëjmë sepse interesat e vendit tonë këtu janë në nivel shumë të përparuar. Sikur të thoni ‘hiqni dorë nga Rusia‘ edhe nga ajo nuk mund të heqim dorë, sepse me atë aktualisht kemi një marrëdhënie vërtet shumë të përparuar. Qëllimi ynë është që të ndërmarrim një hap të atillë që ta zgjidhim këtë pa hequr dorë nga asnjëra”.

Presidenti Erdoğan gjatë kthimit nga vizita e tij në Afrikë iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në avion dhe bëri vlerësime lidhur me rendin e ditës.

Lidhur me tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë, Erdoğan u pyet se në cilën anë do të jetë qëndrimi i qartë i Turqisë lidhur me dy vendet, ku ai u përgjigj se “Është e pamundur që të heqim dorë nga të dy”.

Erdoğan tha se “Urimi ynë është që fqinjët tanë në Detin e Zi, Rusia dhe Ukraina të kthehen sa më parë në tryezën e negociatave”.

Në fjalën e tij, Erdoğan tha se gjatë vizitës në Afrikë ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier. “Në bisedën tonë diskutuam çështjet dypalëshe dhe ato rajonale. Gjetëm mundësinë të vlerësojmë kryesisht situatën e fundit në Ukrainë dhe hapat që mund të ndërmerren. Me të nderuarin Steinmeier ramë dakord për të vepruar së bashku dhe në bashkëpunim në procesin e mëpasshëm”, tha Erdoğan.
“Në ditët e ardhshme do të konsultohemi me aleatët tanë të NATO-s për situatën aktuale që kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e Detit të Zi, ku dhe në këtë drejtim nëpërmjet video-konferencës do të realizojmë Samitin e Liderëve të NATO-s”, njoftoi Erdoğan.

Pas një pyetjeje lidhur me pritshmëritë nga Samiti i NATO-s, Erdoğan tha se aktualisht në lidhje me Rusinë dhe liderëve nuk ka pasur ndonjë ecuri takimi që tregon performancë.

“E dini, në Moskë shkoi Macron, tabloja duket. Pas tij erdhi Scholz edhe kjo tablo duket. U fol që ‘bisedoi, do bisedojë‘ me Biden, nuk doli asgjë. Nëse e shqyrtojmë ngjarjen në aspektin shtetëror ose institucional, aktualisht këtu mbetet vetëm NATO. Me këtë video-konferencë NATO duhet të përcaktojë qëndrimin e saj dhe të bëjë çfarë duhet të bëjë. Deri më tani nuk jemi ndodhur me një situatë të rëndë siç është dërgimi i ushtarëve në mënyrë serioze në Ukrainë. Të gjithë vetëm flasin, askush nuk bën punë”, tha Erdoğan duke shtuar:

“Bëhet fjalë për një situatë të tillë. Për këtë arsye tashmë Rusia ka bërë në kufi një grumbullim që mund të konsiderohet serioz. Sigurisht nuk ka nevojë të jemi shenjtor për të parashikuar se cili mund të jetë rezultati përballë kësaj fotografie. Nga ky aspekt në këtë video-konferencë që do të zhvillojmë, të shohim se çfarë do thonë liderët e vendeve anëtare aleate të NATO-s. Sigurisht që edhe ne do të paraqesim qëndrimin tonë sipas asaj që do ta themi vet dhe asaj që do ta thonë ata”.

Pasi iu rikujtua deklarata e presidentit ukrainas Zelensky se “Duam Turqinë si ndërmjetësuese”, presidentit Erdoğan iu parashtrua pyetja që “Keni kontakte të fuqishme me Putinin. A mund të ketë një ndërprerje në marrëdhëniet me Putinin gjatë këtij procesi? A do të pësojë Turqia ndonjë dëm në planin afatshkurtër dhe afatmesëm në ngjarjet mes Rusisë dhe Ukrainës?”.
Në këtë pyetje, presidenti Erdoğan tha: “Padyshim, kjo që thoni është punë llogarie. Por, sigurisht që këto bisedime duhet të zhvillohen. Duhet të shihet se çfarë janë prurjet e tyre dhe çfarë jo. Do të jetë e gabuar që vendimi i tyre të jepet me emocione. Ne duhet të veprojmë në mënyrë shumë të ndjeshme, të kujdesshme. Sepse çdokush shpreh gjëra të çuditshme. Siç e shihni dikush rrit çmimet e gazit në shifra shumë serioze dhe një tjetër flet për mbylljen e rubinetave të gazit”.

“Ne këtu drejtojmë shtet dhe duhet të ruajmë ndjeshmërinë tonë dhe brenda kësaj të ndërmarrim hapat. Sigurisht që do zhvillojmë me kolegët konsultimet tona dhe më pas do të veprojmë atë që nevojitet. Përtej të gjithave, koherenca e kësaj është shumë e rëndësishme. Edhe ne do të ndërmarrim hapat tonë duke pasur kujdes këtë koherencë. Kolegët aktualisht po krijojnë kontaktet për një bisedë me të nderuarin Putin. Do të vazhdojmë diplomacinë telefonike me atë. Uroj që të marrim rezultate të dobishme”.

Erdoğan poashtu tha se ka përfunduar turneun në Afrikë, i cili filloi të dielën më 20 shkurt në Republikën Demokratike të Kongos dhe se për shkak të zhvillimeve kritike në Ukrainë ishte i detyruar të anulojnë vizitën në Guinea Bissau.