Rënia e vlerës së lira turke u përshpejtua të premten në mëngjes kur monedha ra me 13.5 për qind kundrejt dollarit amerikan.

Aktualisht, një dollar vlen në treguesin rekord prej 6.3005 lira, ndërsa për herë të parë paguhen më shumë se shtatë lira për një euro.

Që nga fillimi i vitit, monedha turke ka humbur më shumë se një të tretën e vlerës së saj.

Kjo gjë bëri që presidenti turk ta trajtojë edhe fetarisht çështjen me publikun dhe të lehtësojë frikën e përkeqësimit të mëtejshëm të monedhës kombëtare.

“Mos u shqetësoni, Turqia po lufton në disa fronte”, tha Erdogan.

“Mbajeni mend: në qoftë se ju (SHBA) keni dollarë, atëherë ne kemi Allahun tonë. Ne jemi duke punuar shumë. Shikoni se ku ishim 16 vjet më parë dhe shikojeni se ku jemi sot”, tha Erdogan.

Erdogan e përshkroi veten si “kundërshtar të normave të interesit” dhe njoftoi se ai do të kishte më shumë kontroll mbi politikën monetare. Presidenti turk kërkon që bankat të japin kredi të lira dhe kështu të nxisin rritjen ekonomike.

Erdogan gjithashtu u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve të tij për të kthyer kursimet nga dollari dhe euro në lira.

Rënia dramatike e lirës në mesin e ekspertëve financiarë ka rritur frikën e falimentimit të bankave.

Rënia e lirës turke ka ardhur nga presioni amerikan mbi politikën e Ankarasë, pasi kjo e fundit nuk pranon të dorëzojë priftin evangjelist Brunson, të akuzuar për terrorizëm si bashkëpunëtor i Gylenit, pa esktraduar këtë tyë fundit më parë nga SHBA.    

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re