Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha sot se qyteti i braktisur prej kohësh Maraş në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC) është “duke pritur ditën kur do të takojë pronarët e saj të vërtetë”.

Duke theksuar se “pronarët e vërtetë” të Maraş-it janë të qartë, Erdoğan njoftoi në një fjalim gjatë një vizite në qytet se pronarët e pronave që aplikojnë nga administrata qipriote greke mund të marrin pagesa nëpërmjet një komisioni mbi pronat e paluajtshme brenda kufijve të qytetit.

“Një proces i ri ka filluar me këtë hap, të cilin sot e bëmë në rajonin e mbyllur Maraş, si dhe hapin e ndërmarrë 15 ditë më parë dhe punimet e kryera me shpejtësi që atëherë në Maraş-in e Mbyllur”, tha Erdoğan.

Ai më tej tha se padrejtësitë e bëra ndaj TRNC-së ishin “të pamundura të kapërdihen”, duke shtuar: “Tani, ne duhet t’i marrim gjërat në duart tona.”

Në lidhje me rihapjen e pjesshme të qytetit të braktisur të Maraş në qytetin qipriot turk Gazimagusa, Erdoğan tha më herët se ky hap kishte për qëllim eliminimin e ankesave ekzistuese, e jo krijimin e ankesave të reja.

Qyteti i braktisur Maraş në Gazimagusa, i njohur gjithashtu si Famagusta, u rihap pjesërisht për përdorim publik më 8 tetor.

Maraş deri më tani ka qenë një qytet fantazmë ku hyrja ishte e ndaluar, përveç personelit të ushtrisë turke të vendosur në TRNC.

Qiproja është ndarë që nga viti 1974, kur grushti i shtetit në Qipron Greke u pasua nga dhuna kundër turqve të ishullit dhe ndërhyrja e Ankarasë si një fuqi garantuese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re