Skip to content

Erdogan refuzon të takohet me Bolton

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në USA  John BOLTON ishte planifikuar që sot të
takohej me presidentin Erdogan në vazhdën e takimeve të turit në Lindjen e
Mesme. Mirëpo presidenti Erdogan ka refuzuar të takohet me te dhe ka urdhëruar
zëdhënësin e tij Ibrahim Kalin që të plotësojë protokollin e takimit me
delegacionin amerikan, përcjell KosovaPost.

Bolton më herët ishte në Izrael dhe duket se shkak i
refuzimit të takimit kanë qenë deklaratat që ai ka bërë atje.

” Në do koordinojnë me Izraelin dhe Turqinë për
tërheqjen nga Siria po ashtu do marrim garanci për jetën e grupeve kurde në
zonë” deklaroi Bolton.

Kanë mjaftuar këto fjalë që presidenti ERDOĞAN  të anullojë takimin me të.

Presidenti Erdoğan gjatë një fjalimi që mbajti në grupin
parlamentar të AKP tha ” Unë dhe Presidenti TRUMP jemi marrë vesh për
çështjen e Sirisë ai është dakort të terhiqet. Duket se qarqe të caktuara atje
nuk janë dakort për tërheqjen e USA. Në nuk mund të diskutojmë për ekzistencën
e grupeve terroriste” është shprehur Erdogan.