Numri i punëtorëve që humbën jetën një shpërthimi në një minierë qymyri në Turqinë veriore u rrit në 41, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.

Erdoğan, i cili vizoti minierën ku ndodhi shpërthimi në rrethin Amasra, theksoi se minatori i fundit i bllokuar më parë nën tokë, është gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

Gjithsej 11 punëtorë të plagosur janë nën trajtim në spitale.

Turqia mobilizoi të gjitha institucionet e saj pas shpërthimit të minierës së qymyrit, theksoi Erdoğan, duke shprehur ngushëllimet e tij më të thella për familjet e minatorëve që humbën jetën në incident.

Një hetim për incidentin është duke u zhvilluar, nënvizoi ai, duke shtuar: “Nuk duam më të shohim asnjë mangësi apo rrezik të panevojshëm në minierat tona”.

Turqia po bën të gjitha përpjekjet e nevojshme për të “varrosur aksidentet e minierave në histori” duke “përdorur të gjitha aftësitë e teknologjisë”, vuri në dukje presidenti turk.

“Në mbledhjen e kabinetit tonë, ne do të përcaktojmë menjëherë ndihmën dhe mbështetjen që duhet të ofrojmë si shtet dhe do të ndërmarrim hapat përkatës”, tha ai.

Erdoğan anuloi një udhëtim të planifikuar në provincën lindore Diyarbakır dhe në vend të kësaj udhëtoi për në Amasra.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re